Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar në orët e fundit në vend si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Përmes një deklarate të shpërndarë edhe në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se është duke vrojtuar gjithashtu edhe masat që po merren për tejkalimin e situatës së vështirë në disa zona të përmbytura.
“Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar për angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, thotë Presidenti.
Ndërkohë, më herët Ministria e Arsimit njoftoi pezullimin e mësimit për ditën e premte për shkak të motit të keq.
Në njoftimin e bërë publik, MASR thotë se ky vendim u mor pas informacioneve të grumbulluara nga Drejtoritë Rajonale Arsimore mbi gjendjen në terren.
Top Channel