McGregor rrezikon arrestimin
30/11/2017 17:23
Luftëtari irlandez Conor McGregor, ylli i arteve marciale mikse, do të arrestohet nëse nuk prezantohet përpara drejtësisë për të dëshmuar për një shkelje të rregullores rrugore.
Gjyqtarja Miriam Walsh tha se ishte e mërzitur për mungesën e përsëritur të McGregor në sallën e gjyqit.
Avokati Graham Kenny theksoi se klienti i tij deklarohet fajtor për ngarjen e makinës me më shumë se 100 km/h në një rrugë në periferi të Dublinit, në 31 marsin e kaluar.
“Do i jap një mundësi të fundit. Nëse nuk vjen këtu herën tjetër, do të lëshoj urdhër-arresti”, tha gjyqtarja.
Top Channel