Marsida e “Dua të të bëj të lumtur” pajtohet me të atin

30/11/2017 13:59

E mbani mend Marsidën në “Dua të të bëj të lumtur”, ku historia e saj përloti gjithë shikuesit. Marsida kërkonte të lidhej me të atin, me të cilin kishte shkëputur çdo kontakt pas martesës së saj.

Marsida erdhi në emision me kërkesën e vajzës së saj e cila do ta shohë mamin të lumtur. Gjatë adoleshencës së saj Marsida dashurohet me një djalë që i përket komunitetit egjiptian. I ati nuk i fliste që prej 9 vitesh dhe refuzoi ta takonte edhe në emision.

Pajtohen pas 10 vitesh at’ e bijë, historia që përloti shqiptarët sot e ka një fund të lumtur. A mundet një baba ta refuzojë gjatë mallin e së bijës? Lutjen e saj për ta pranuar siç është, me atë që do, me familjen e re?

Megjithatë, ai program kushtuar Marsidës dhe babait të saj, ishte një hap i mbarë i një rruge që do rimblidhte familjen e ndarë.

Një vit më pas Marsida dhe i ati sjellin stafit të emisionit këtë foto. Janë pajtuar dhe takohen me njëri-tjetrin si babai me bijën. Marrëdhënia e tyre po shkon aty ku ka qenë përpara se të nisnin konfliktet dhe kjo është një histori suksesi për “Dua të të bëj të lumtur”, spektaklin që do të nisë së shpejti edicionin e dytë e që pritet të ketë sërish histori me falje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA