Manchester City “blindon” një nga yjet e tij
30/11/2017 16:19
David Silva ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2020. Lajmin e ka dhënë vetë klubi anglez në rrjetet sociale.
Nëse do ta respektojë kontratën deri në fund, mesfushori spanjoll do të plotësojë 10 vjet karrierë me skuadrën e Mançesterit.
“Jam shumë i lumtur me ato çfarë kam arritur në 7 vite e gjysmë në këtë klub. Me Pep Guardiolën në krye, ndjej se kemi mundësi për të fituar trofe këtë sezon dhe në sezonet në vazhdim.
Ky është rinovimi i dytë i kontratës me Manchester City për 31-vjeçarin, i cili në vitin 2010 kaloi nga Valencia në Premier League.
David Silva është titullar fiks për Guardiolën. Këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhënë 10 asist.
Top Channel