Sipas një studimi të bërë nga profesionistët amerikanë dhe britanikë, rezulton se kompanitë e reklamave që shfaqen në Facebook, arrijnë që t’ju përgjojnë kur ju i klikoni ose i bëni “like”.
Duke bërë pikërisht këtë gjë, reklamuesit e Facebook kanë rritur shitjet e produkteve të bukurisë dhe aplikacionet e lojërave me 50% krahasuar me reklamat që nuk kanë një target grup të caktuar. Gjithmonë e më tepër, shkrimet online janë të mbushura edhe me reklama të cilat duhet t’i klikoni në mënyrë që të vijoni të lexoni se çfarë shkruhet më tej.
“Edhe pse nuk e keni ditur, çdo hap që bëni online regjistrohet- faqja që vizitoni, blerja që bëni, kënga që dëgjoni, mesazhet që postoni apo lexoni në rrjetet sociale, dhe faqet që ndiqni në Facebook”,- thotë drejtuesi i studimit Sandra Matz, nga CBS.
Studimi, i kryer nga universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, tregon se edhe “gjurmët dixhitale” më të vogla përdoren për të ndikuar në sjelljen e një grupi të madh njerëzish.
Shkencëtarët kanë përdorur edhe disa faqe që kanë pëlqyer njerëzit për të parë personalitetin e tyre, duke treguar efektin e “bindjes psikologjike masive”. Ata zbuluan se njerëz që pëlqejnë disa faqe specifike në Facebook, si për shembull faqen e fansave të LadyGaga, kanë më shumë gjasa të jenë më konfident.
Top Channel