Një karroatreci i është vënë flaka në qytetin e Sarandës nga persona ende ta paidentifikuar.

Sipas policisë së Sarandës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.50 të natës ku është njoftuar se në lagjen nr. 1, pranë një servisi ka marrë flakë një karroatrec, në pronësi të A. M., 34 vjeç banues në Gjashtë.

Karroatreci ka qënë i parkuar para servisit të tij, ku si pasojë e flakëve mjeti ka marrë dëmtime të lehta.

Dyshohet se zjarrëvenia ka qënë e qëllimshme, pasi nga kqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA