Heqja e subvencionit të naftës për bujqësinë, Rama: Kemi eliminuar mundësinë që të abuzohet, ishim të detyruar… Emergjencat janë në alarm për më të keqen që mund të ndodhë për shkak të motit të keq. Rrebeshi ka nisur në Gjirokastër,por ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se po monitorohet i gjithë vendi.
“Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes i bëj apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht të zonave të prekura apo riskuara nga reshjet që të ndjekin udhëzimet që po u jepen nga zyrat e Emergjencave Civile pranë prefekturave dhe bashkive përkatëse. Parandalimi i pasojave dhe siguria e jetës së çdo qytetari është detyrë parësore për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe çdo efektiv të FA. I drejtohem çdo qytetari të bashkëpunojë dhe respektojë udhëzimet e strukturave përkatëse për të kapërcyer vështirësitë dhe për të përballuar çdo situatë sipas parashikimeve që mund të përkeqësohen në ditët në vijim”, tha Xhaçka.
Top Channel