Nuk po nis në mënyrën më të mirë përgatitja për Xhiron e Italisë për vitin 2018, një aktivitet prestigjioz çiklistik që mbledh sportistët më të mirë të botës në këtë disiplinë.
Për herë të parë ky tur do të kalojë edhe në Izrael. Qeveria e këtij vendi kërcënoi organizatorët se do të shkëputë menjëherë financimet nëse nuk do të ndryshojë përcaktimi i asaj që quhet pika e nisjes, Jeruzalemi Perëndimor.
Në një rajon të trazuar prej dekadash nga lufta dhe tensionet, këtë herë sporti që ka misionin të bashkojë, po has në problemet e radhës.
“Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe nuk ka lindje apo perëndim të tij. Kryeqyteti ynë është i bashkuar. Nëse ky përcaktim nuk do të ndryshojë, Izraeli nuk do të marrë pjesë në xhiron çiklistike”, thanë në një deklaratë të përbashkët, ministri i Sportit dhe ai i Turizmit.
Sipas të përditshmes “Jom”, bëhet fjalë për një presion ndaj fraksioneve palestineze që kërkojnë të nënvizojnë se Jeruzalemi i Lindjes, nuk është pjesë e shtetit hebre.
Top Channel