Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Shtëpia e një 58-vjeçari ka rënë pre e plumbave mbrëmjen e të mërkurës në Patos.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.55 në lagjen “Dukas” të Patosit, ku është qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë së E.H., 58 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka njeri të dëmtuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Top Channel