Sandro Wagner drejt rikthimit në Mynih, e kërkon me ngulm Heynckes

29/11/2017 02:35

Drejtuesit e Bayernit po punojnë për të rikthyer në Mynih sulmuesin e Hoffenhaimit, Sandro Wagner, por akordi mes palëve duket ende larg.

Mesa duket, shifra e pretenduar nga klubi i Hoffenhaimit, nuk është e pranueshme nga bavarezët, të cilët këmbëngulin për të rinegociuar, nisur edhe nga mosha e madhe e sulmuesit.

29-vjeçari është rritur te të rinjtë e Bayernit, por nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e parë dhe është larguar drejt Hoffenhaimit, ku së fundi po shkëlqen me golat e tij.

Rummenigge mbetet besimplotë për arritjen e një marrëveshjeje transferimi, por për këtë i kërkon edhe Hoffenhaimit që të bëjë një hap pas dhe të ulë pretendimet.

“Duam të rikthejmë në Mynih Sandro Wagner, pasi kemi nevojë për një sulmues që të zëvendësojë Lewandowskin dhe ai është i duhuri, pasi e njeh ambientin në klub, por edhe kampionatin gjerman. Gjithsesi, transferimi i tij mund të ndodhë vetëm në janar, pasi në verë kemi të tjera synime dhe nëse Hoffenhaimi ka të njëjtin vullnet për këtë marrëveshje, atëherë duhet të ulë pretendimet. Ne nuk mund të paguajmë aq shumë për një futbollist që pas pak muajsh do të jetë 30 vjeç”, tha Rummenigge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA