Pse të vizitosh Tiranën? Youmanist.it, guide turistike për kryeqytetin

29/11/2017 15:27

Youmanist.it, portal i dedikuar për turizmin, e sugjeron Tiranën si një vend për t’u vizituar. Artikulli redaksional servir me detaje arsyet. Në fillim artikulli flet për ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyeti i shqiptareve.

Këto ndryshime, redaksia e Youmanist ia dedikon kryebashkiakut. Artikulli e vizaton Erion Veliajn si një djali i ri revolucionar që ka transformuar Tiranën. Madje shkon përtej, duke imagjinuar të gjithë kryetarët e qyteteve si Erion Veliaj, pasi sipas këtij artikulli, nëse do të ishin të gjithë të tillë, do të ndryshonte mendimi i qytetarëve për politikanët dhe politikën.

Sheshet, që janë dhe pikat kryesore për çdo turist në botë, në rastin tonë, sheshi “Skënderbej”, ka marrë një vëmendje të cakuar në artikullin e portalit Youmanist.it, që përshkruan ndryshimin e bërë, bazuar në planin e një arkitekti italian si Stefano Boeri.

Xhamia e Et’Hem Beut nuk është lënë jashtë vëmendjes në artikull, si një ndër ndërtesat më të admiruara të kryeqytetit shqiptar. Më pas artikulli u flet italianëve, duke u përshkruar zonen e ish-Bllokut, shoqëruar me historinë e saj si zona ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha. Por sot renditet si një tjetër pikë që duhet vizituar, pasi Blloku është shndërruar në një vend të elitës së re shqiptare ku gjen gjithçka, restorante, klube dhe adrenaline.

Po për çfarë duhet vizituar tjetër Tirana? Kryeqyteti ofron ushqim cilësor dhe të shijshëm. E nëse kërkon ushqime të freskëta mund të kalosh në Pazarin i Ri, të cilin Bashkia e ka transformuar në një pikë turistike tepër atraktivë.

Bunkerët prej betoni, që për shqiptarët evokojnë vuajtjen dhe simbolet e urryera të diktaturës, vazhdojnë të kuriozojnë të huajt. Italianët e Youmanist sugjerojnë Bunkartin si një tjetër pikë për t’u viztuar, e cila ndodhet pak metra nga zyra e djaloshit revolucionar, Erion Veliaj. E nëse darka të gjen të lodhur në kryeqytetin e shqiptarëve, mund të gjesh hotele të standarteve bashkëkohore. Ndaj bëj një hap për te vizituar Tiranen, u sugjeron lexuesve të tij portali youmanist.it

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA