Ministri Ditmir Bushati vizitë në Uashington
29/11/2017 10:44
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka nisur një vizitë pune në Uashington, ku do të marrë pjesë në një konferencë për bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut, ku marrin pjesë dhe homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përgjatë 2 ditëve në Uashigton, Ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.
Top Channel