Kupa e Kombit, fluturime të lira nga mali i Dajtit

29/11/2017 15:54

Kupa e Kombit quhet finalja e zhvilluar në malin e Dajtit në sportin e fluturimeve të lira, në disiplinën e precizonit. Rreth 17 pilot nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë testuar pistën e re të ndërtuar në Malin e Dajtit në një lartësi prej rreth 1000 m në një aktivitet organizuar me rastin e festave të nëntorit.

“Kjo është kupa e kombit, edicioni i pestë i saj, i cili zhvillohet në malin e Dajtit ku do të kthehet në një traditë dhe do të mbetet këtu përgjithmonë”, shprehet Artion Vreto, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Aeronautikës.

Janë zhvilluar 4 raunde të hedhjeve nga pista e re në malin e Dajtit, për të mbërritur në pikën e mbërritjes q ndodhej diku në periferi të Tiranës, ulja e secilit pilot përcaktonte dhe pikët e grumbulluara.

“Duhet të ulen në këtë pikën 0 që ka një diametër prej rreth 12 cm, çdo ulje jashtë saj matet më pas me cm apo metra. Ndryshe nga sportet e tjera këtu sa më pak pikë të marrësh aq më shumë fiton”, thotë Alket Islami Drejtori i përgjithshëm i Aeronautikës Shqiptare.

“Ishte shumë e vështirë ulja këtu sidomos kur i afrohesh tokës. Megjithatë kjo ishte një nga uljet e mija më të mira”, Silian Zani, pilot.

“Tashmë ne jemi shumë të vëllazëruar, Shqipëria dhe Kosova jemi një në këtë sport vetëm emrat na ndryshojnë se kampionatin dhe gjithçka e kemi të përbashkët”, shpreh Avni Kuçi Pilot.

Në përfundimin e kampionatit trofeun e fitoi Xhonatan Islami me 102 pikë i ndjekur nga Siljan Zani me 232 dhe Artjon Vreto me 293 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA