Gjysmë shekulli nga misioni historik Apollo 11, agjencia hapësinore amerikane parashikon që të dërgojë sërish njeriun në Hënë.

Ky është një plan i vjetër, por i mbetur pezull që prej viteve 1970 dhe i shtyrë vazhdimisht për arsye të ndryshme, duke filluar që nga kostoja financiare, e deri tek siguria teknike.

Megjithatë, në fillim të këtij viti, vetë NASA la të kuptohej se mund të dërgojë një tjetër mision në Hënë brenda vitit 2018. Por, sërish duket se kjo nuk do të ndodhë përpara 2019.

Rishikimi i planit është bërë për t’u dhënë kohë shkencëtarëve dhe inxhinierëve të NASA-s të përfundojnë anijen kozmike, që agjencia amerikane e hapësirës thotë se nuk do të përdoret vetëm për të ridërguar njeriun në Hënë, por edhe për të bërë të njëjtën gjë në Mars.

Ridërgimi i njeriut në Hënë është edhe një prej objektivave të administratës së Donald Trump.

“Kjo datë është e arsyeshme dhe sfiduese, por pa krijuar presione të panevojshme për ekipet e shkencëtarëve që po punojnë për këtë projekt. Pra, NASA po ndërmerr hapat e nevojshëm për të shmangur çdo rrezik të njohur dhe të panjohur”, deklaroi William H. Gerstenmaier, shkencëtar i NASA-s.

Apollo 11 u ul në Hënë më 20 korrik të 1969-s. Neil Armstrong, udhëheqësi i misionit bëri hapat e parë jashtë Tokës.

“Një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin”, ishin fjalët e famshme të Armstrong.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA