F1, aleancë Mercedes-Ferrari kundër Liberty Media
29/11/2017 20:38
Aleancë italo-gjermane. Kështu mund të përkufizohet strategjia që Ferrari dhe Mercedes kanë ndërmarrë kundër Liberty Media që kur u prezantua rregullorja e re e motorëve që bosët e Formula 1 duan të fusin në vitin 2021.
Italianët ishin të parët që garantuan se do të braktisin Formulën 1 nëse do të shohin se motori nuk është faktor i rëndësishëm në garë. Tani, është Toto Wolff ai që nuk e ka përjashtuar faktin që të ndjekë gjurmët e Skuderisë.
“Ka mundësi që edhe ne të veprojmë si Ferrari. Nëse nuk e kemi të qartë se për çfarë shërben Formula 1, do të pyesim veten nëse ia vlen të jemi pjesë e saj. Duam të garojmë në një automobilizëm me nivel të lartë”, tha drejtori ekzekutiv i Mercedesit.
Top Channel