Chiellini rikthehet dhe premton ‘luftë’ ndaj Napolit
29/11/2017 01:31
Giorgio Chiellini i ka munguar Juventusit në 3 takimet e fundit në Serinë A dhe Champions, për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, por duket se do të jetë gati për sfidën e rëndësishme të së premtes, në ‘San Paolo’, ndaj Napolit.
Mbrojtësi veteran i bardhezinjve tregoi se e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe se është gati për të ndihmuar skuadrën torineze, të ngushtojnë diferencën prej 4 pikësh që kanë me napolitanët.
“Jam plotësisht gati dhe do të jem në dispozicion të skuadrës të premten. Nuk e mendoj se mund të shkojmë -7, por kam bindjen se në fund do të jemi -1. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme që të mos pësojmë gol në ‘San Paolo’, sepse Napoli ka një sulm të frikshëm”, tha Chiellini.
Top Channel