Afrim Krasniqi: Rinia e sotme nuk njeh themeluesit e shtetit

29/11/2017 10:33

Të rinjtë shqiptar nuk njohin 98% të figurave që kanë themeluar shtetin shqiptar. Është ky përfundimi i sondazhit më të fundit.

I ftuar në Wake Up, këtë mëngjes studiuesi Afrim Krasniqi ngriti shqetësimin se brezi i ri është i fokusuar më shumë tek rrjetet sociale, dhe jo tek librat.

Në këtë mënyrë u shpreh studiuesi Krasniqi, krijohen shumë mungesa tek kultura me të cilën rriten brezat. Biseda u fokusua tek sondazhi më i fundit , ku sipas tij, studentët, nuk njohin 98 për qind të figurave që kanë themeluar shtetin shqiptar.
Ndërsa, në një sondazh të bërë pak kohë më parë, se kush ka dhënë më shumë kontribut në Pavarësinë e 1912-ës, numri i qytetarëve edhe i të rinjve, sidomos në zonat rurale, që supozonin se Enver Hoxha ka kontribut, ishte pesëfish më i madh, se për Luigj Gurakuqin dhe figura të tjera.

Këto detaje tregojnë haptazi se si është ndërtuar memoria historike shtetërore dhe publike ndaj së kaluarës pas viteve ‘90. Sipas studiuesit Afrim Krasniqi është shumë e rëndësishme të shtohet orët mësimore në shkolla përsa i përket, historisë dhe politikës që të rinjtë të marrin informacionin e nevojshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA