Kryeministri Edi Rama thotë se simbolika e 29 Nëntorit përmban një thirrje gjithnjë aktuale, për të gjithë shqiptarët për të vijuar me vendosmëri përpjekjen për Shqipërinë që duam, me shtet punë e mirëqenie.

Kryeministri thotë se kjo ditë vendosi Shqipërinë dhe shqiptarët si pjesë e koalicionit fitues.

“Të vazhdojmë rrugën tonë të përbashkët të afrimit të përditshëm me familjen europiane, si një aspiratë e kahershme dhe angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë sonë, i të gjitha forcave politike dhe padiskutim i qeverisë sonë të re”, u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e Kryeministrit u bë në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e 29 Nëntorit, ku u nderuan gjithashtu edhe ushtarakët për kontributin e dhënë në Forcat e Armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA