Burime për Top Channel thanë se shenjestra e këtij shpërthimi është dyshuar kohë më parë për mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali.

Sipas hetuesve deri më tani rezulton se mjeti me të cilin udhëtonte 25-vjeçari është pronë e një personi tjetër, gjithashtu i përfolur për probleme me ligjin. Por prokurorët dhe policia lokale besojnë se në qendër të atentatit ka qenë pikërisht Ines Hajrulla dhe jo pronari i automjetit. Ekspertët tregojnë se sasia e më shumë se 300 gramë tritol ishte vendosur jashtë mjetit tip xhip, shumë afër sediljes së shoferit.

Policia shpreson të identifikojë autorët që kanë instaluar lëndën plasëse, ndaj ka sekuestruar disa kamera sigurie pranë Gjykatës së Vlorës dhe në disa biznese përreth zones ku një natë përpara shpërthimit ishte i parkuar automjeti.

Grupi i hetimit ka dyshime se viktima e atentatit, Ines Hajrulla, ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur në Vlorë. Në kartelat e policisë rezulton se i riu ka qënë i arrestuar në dhjetor 2016 për armëmbajtje pa leje.

Përvecc se për dyshimet e pjesëmarrjes në grabitje dhe plagosje, Ines Hajrulla së fundmi ka qënë gjithashtu i dyshuar edhe për djegien e automjetit të një efektivi policie në Vlorë.

Por këto ngjarje nuk janë zbardhur asnjëherë nga hetuesit. Për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është përcjellë për trajtim më të specializuar në një spital në Tiranë. Policia njofton se ka kryer arrestimin e të riut për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kqyrjes së mjetit që shpërtheu u gjet një pistoletë. Ines Hajrulla me emrin e mëparshëm Imer Hajrulla është djali i një biznesmeni në Vlorë dhe nga shpërthimi me tritol ka humbur të dyja këmbët.

Vlora është qyteti ku kryhen më shumë atentate me lëndë shpërthyese. Vetëm për këtë vit në Vlorë kanë ndodhur 4 atentate me tritol, 2 në lokale dhe 2 në automjete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA