Një automjet në lagjen “Lirim” në Vlorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.

Policia njofton se rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Lirim”, ka marrë flakë një automjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip ”Jeep”, në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA