KOKSH, akord me institucionin homolog të Polonisë

28/11/2017 17:08

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkroi këtë të martë një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Polonisë.

Viron Bezhani dhe homologu i tij polak, Andrzej Krasnicki, e cilësuan këtë bashkëpunim tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të sportit për të dyja vendet.

Në praktikë, akordi i sigluar nënkupton punën e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të vlerave sportive, trajnimit të përbashkët të sportistëve dhe trajnerëve për t’u përgatitur në Lojërat Olimpike, shkëmbim njohurish dhe teknika sportive në disa sporte, promovimin e vlerave dhe frymës olimpike.

Gjithashtu do të ketë projekte për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA