Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të kromit që operojnë në Bulqizë diskutuan në prefekturën e Dibrës për të ndaluar mbledhjen e mineralit nga fëmijët.

“Të shohim mundësinë e futjes së këtyre familjeve në skema punësimi dhe ndoshta donacione për të lehtësuar vështirësitë e tyre ekonomike”, tha prefekti Nuredin Shehu.

Drejtoresha e Arsimit në Bulqizë dënoi deklaratën e drejtoreshes së shkollës “Xhevdet Doda”, e cila ishte shprehur pak dite më parë në Top Channel se në Bulqizë është normale që fëmijët të mbledhin krom.

“Do marr masë disiplinore, nuk lejohet që femijët të mbledhin krom…do t’i evidentojmë këto nxënës nëpërmjet mësuesve kujdestarë…kush nuk shkon në shkollë për të mbledh krom…do lajmërojmë policinë dhe familjen”, tha Manjani.

Shefi i komisarjatit Bulqizë kërkoi bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që mbledhin kromin për të mos blerë minerale nga ata që i marrin prej fëmijëve.

“Po fokusohemi te personat që punojnë jashtë licencave. Vetëm dy subjekte kanë licencë… Kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve. Ky është një material pa dokumentacion. Transportimi bëhet nga të licencuarit se në Durres s’ua merr njeri.. në rast se do gjejmë fëmijë në territoret e subjekteve tuaja. Jemi të detyruar tëe ndërmarrim procedim penale”, tha Arben Keshi, shef i komisariatit Bulqizë.

Drejtori i Tatimeve Diber u kërkoi pronarëve që të sigurojnë inertet e nxjerra nga galeritë e tyre. Në parim të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që të merren masa ndaj biznese që nuk kontrollojnë ose lejojnë fëmijët të grumbullojnë mineral kromi në stoqet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA