Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi mbrëmjen e kësaj të marte Shkodrën, për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes Facebook-ut, Basha shkruan se kjo ishte një mbrëmje speciale për të, teksa është prononcuar edhe për mediet lokale.
“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte, në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin dy orët më speciale të 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë! Faleminderit Shkodra! Gëzuar 28 Nëntorin!”, deklaroi Basha.
Top Channel