Një 22-vjeçar i dyshuar si një prej autorëve të plagosjes me armë zjarri ditë më parë në “Unazën e Re” në Tiranë është vënë në pranga nga policia.
Në pranga është vënë shtetasi Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr.
Sipas policisë, ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Top Channel