Zyrtare, fejohet Princ Harry. Dasma me aktoren në pranverë

27/11/2017 13:56

Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle janë fejuar zyrtarisht në fillim të muajit. Njoftimi i shumëpritur erdhi nga Clearence House, rezidenca zyrtare e Princ Charles dhe bashkëshortes Camilla.

Martesa do të zhvillohet pranverën e vitit 2018-të. Zërat për një fejesë mes te dyve qarkullonin prej javesh, por pallati i Kensington priti deri mëngjesin e 27 nëntorit për të dhënë konfirmimin zyrtar.

“Lartësia e tij princi Harry dhe zonja Meghan Markle janë fejuar e do të lidhin kurorë në pranverë. Detajet e tjera do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim. Princi Harry ka informuar madhërinë e saj Mbretëreshën dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore”-thuhet në njoftim.

Siç mësohet çifti do të jetojë në vilën e Nottingham pranë Pallatit Kensington. Njoftimi për fejesën shënon një revolucion për familjen mbretërore britanike.

Pas martesës së Williamit, me një ‘vajzë të thjeshtë’ si Kate Middleton, monarkja Elizabeta e 2-të i jep dritën jeshile një tjetër bashkimi të pazakontë për Buckingham Palace, duke lejuar hyrjen në familje të një të divorcuareje amerikane e lindur nga një nënë me ngjyrë.

33-vjeçari Harry dhe Markle që është 3 vjet më e madhe se si, u njohën në korrik të 2016 përmes miqve të përbashkët, siç ka thënë vetë aktorja nga Los Angeles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA