Fatura 1 mln dollarë, socialistët kërkojnë hetim

27/11/2017 14:01

Partia Socialiste e ka pyetur sot kreun demokrat Lulzim Basha se ku i gjeti 1 milionë dollarët me të cilat pagoi kompaninë lobuese në Shtetet e Bashkuara.

“Burime të caktuara bëjnë me dije se paratë e përdorura nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe për të tërhequr vëmendjen e administratës amerikane, duke e kthyer në gogol qeverinë dhe PS i përkasin një fondi të zi aferash korruptive, të administruar nga një person shumë i afërt me Lulzim Bashën. Ky fond është i krijuar në një ishull ose “offshore”. Lulzim Basha nuk flet, ndërsa Prokuroria ende nuk e ka thirrur si person të dyshuar për një skemë mashtrimi për më shumë se 1 milionë dollarësh dhe kjo merr një hije dyshimi serioziteti mbi punën e prokurorisë”, tha Ervin Bushati i PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA