Titulli i fermerit, strategjia për formalizimin e fshatit

26/11/2017 20:15

Për të qenë fermer, në të ardhmen nuk do të mjaftojë të jetosh në fshat. Ministria e Bujqësisë do të vendosë kritere për titullin e fermerit. Sipas projektit që po hartohet në ministri, kriteret e mundshme do të jenë këto: Numri i krerëve; Sipërfaqja e tokës në zotërim; Të ardhurat e gjeneruara nga aktiviteti bujqësor dhe/ose blegtoral.

Në Shqipëri numërohen aktualisht mbi 350 mijë fermerë. Por trajtimi i tyre me subvencione apo fonde mbetet problem. Prandaj Ministria e Bujqësisë synon formalizimin e fermerëve apo fermave, nëpërmjet titullit të fermerit.

Shume shpejt do të ketë një rivlerësim të çdo ferme në bazë të kritereve që do të vendosen. Procesi synon të krijojë një prag, që do të nxjerrë në pah ata fermerë që premtojnë një aktivitet më të fortë ekonomik.

Por çfarë do të ndodhë nëse një individ në fshat, ka pak tokë apo nxjerr në treg një sasi modeste prodhimesh? Burime në Ministrinë e Bujqësisë sqarojnë se pas këtij procesi, të dyja këto grupe do të trajtohen me fonde, subvencione apo grante, por jo në të njëjtin nivel. Procesi parashikon edhe ndarjen e skemave apo instrumenteve financiare me të cilat autoritetet do te trajtojnë fermerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA