Milan-Torino është një ndeshje që për Montellën mund të përfaqësojë pikën e kthesës në këtë sezon jo të mirë të kuqezinjve.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe vet trajneri në konferencën për shtyp, teksa tha se “tashmë koha ka ndryshuar”, duke shënuar një moment ndërgjegjësimi, në të cilën skuadra tenton të jetë më kompakte dhe të ringjisë shkallët e klasifikimit.
Megjithatë, tashmë është më shumë e domosdoshme kthesa sa i përket rezultateve, sesa ajo për sjelljen në fushë. Skuadra kuqezi në fakt nuk ka treguar asnjëherë nota zhgënjimi dhe dorëzimi përpara vështirësive, por ato që kanë munguar kanë qenë fitoret.
Një detaj që shqetëson jo pak është fakti që numërohen 6 humbje në 13 javë të zhvilluara deri tani, shifra alarmante dhe aspak në linjë me historinë e klubit, që në 70 edicionet e fundit të Serie A, vetëm një tjetër herë ka humbur po kaq shumë: në sezonin 2012-2013!
Edhe atëherë, pas 13 javësh Milani i Massimiliano Allegrit është gjunjëzuar plot 6 herë. Megjithatë, atë sezon, kuqezinjtë do ta mbyllnin të tretët në renditje, e rrjedhimisht do të siguronin edhe në vend në Champions League.
Një rikuperim heroik që me siguri do të donte ta përsëriste edhe Vincenzo Montella. Ringritja, megjithatë, duhet medoemos të nisë nga sot dhe në “San Siro” do të zbresin kundërshtarë jo edhe aq të lehtë, Torino.
Top Channel