Aktorja në telashe të mëdha, dhunoi bashkëshortin!

26/11/2017 14:25

Ylli i serialit televiziv “Glee”, Naya Rivera ka përfunduar në pranga për dhunë kundër bashkëshortit. 30-vjeçarja që interpreton Santana-n në serialin tejet popullor amerikan, doli përpara gjykatës së kontesë Kanawha, ku tha se planifikon të marrë një avokat mbrojtjes.

Dhuna në familje dënohet maksimumi me një vit burg në Shtetet e Bashkuara dhe 500 dollarë gjobë. Bukuroshja me origjinë portorikane, por e lindur në Kaliforni, është lënë e lirë me kusht, por sërish duhet të bëjë llogaritë me veprimin e saj.

Bashkëshorti 34-vjeçar i aktores i tha policisë se ajo e kishte qëlluar në kokë e në buzën e poshtme, ndërsa po nxirrnin shëtitje fëmijën e tyre.

Ryan Dorsey e kishte regjistruar incidentin në aparatin e tij celular dhe pamjet filmike që ai i dha forcave të rendit, vulosën arrestimin e bashkëshortes. Rivera dhe Dorsey lidhën kurorë në Meksikë në vitin 2014.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA