Përcaktohen edhe katër çerekfinalistet e fundit, Liga e Kampioneve tashmë merr formë, përballjet ardhshme dhe kur luhen ndeshjet
Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re.
Për shkak të problemeve në zemër, Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare. I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës, ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni.
I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles, në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve, vendosi të tërhiqet nga futbolli.
Në shenjë respekti, Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri në klub 22-vjeçarit, atë të zbuluesit të talenteve. Konsiderohej vetë një talent i madh, por për fatin e tij të keq, tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerëve.
Top Channel