Policia ka publikuar fotot e dy personave me të cilat ajo do të bisedojë pas një episodi të shpërthimit të panikut në metronë e Londrës, të premten.
Zyrtarët duan të flasin me këdo që ndodhej në stacionin nëntokësor të Oksfordit në kohën e evakuimit të tij. 16 vetë janë nën kujdes mjekësor pasi u lënduan ndërsa përpiqeshin të dilnin nga stacioni, pas disa raporteve për të shtëna me armë zjarri në një nga platformat.
Ndërkohë që nuk ka sipas policisë asnjë provë që të vërtetojë se janë përdorur me të vërtetë armë zjarri. Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas alarmit të ngritur në orën e pikut të trafikut në të premten e zezë.
Fillimisht ajo e trajtoi incidentin si të lidhur me terrorizmin, por më pas e hodhi poshtë këtë pistë. Policia thotë se beson se një zënkë mes dy personave, fotot e të cilëve janë publikuar, në platformë, qëndron në origjinë të situatës.
Top Channel