Aksident në Selenicë, makina del nga rruga, dyshohet për pesë të plagosur 30 vjet më parë Shteti Shqiptar vendoste marrëdhënie me shtetin gjerman. Në këtë përvjetor, Presidenti Ilir Meta që po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku vlerësoi me dekoratë ish-kryeministrin e bavarisë Franz Struass, i cili kishte vizituar vendin tonë në vitin 1984.
Dekorata pas vdekjes, iu dorëzua vajzës së tij, Monika Holhmeier, sot një eurodeputete gjermane. Presidenti ishte në qytetin e Këlnit, ku i ftuar në një aktivitet për diasporën.
Dialogu i nisur nga Ministria e Shtetit për Diasporën për t’u njohur atyre më shumë të drejta, me në krye atë të votës, sipas Presidentit, është një mundësi e mirë për të përballuar, ato që Kreu i Shtetit i ka cilësuar si trysnitë e globalizmit.
“Pa dyshim që do të ketë mjete dhe kapacitete më shumë për të dialoguar me diasporën shqiptare, jo vetëm në Gjermani, por kudo që ajo ndodhet”, u shpreh Meta.
Ilir Meta e vlerësoi Gjermaninë si një partner të konsoliduar e strategjik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin.
Top Channel