Një klub model dhe një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë, vetëm kështu mund të konsiderohet Bayern Munich përsa i përket të ardhurave që arkëton.
Bavarezët çdo vit vendosin rekorde në aspektin financiar, madje edhe kur nuk ka sukses në aspektin sportiv. Bayerni zhvilloi këtë të premte asamblenë vjetore si çdo nëntor dhe raportoi me krenari 640.5 milionë xhiro vjetore, ndër të cilat 39,2 milionë euro janë fitim neto. Bayerni ka gjithsej 220,1 milionë euro në një llogari personale, të cilat mund të përdoren në çdo rast.
Lidhur me këtë çështje Jan Christian Dressen theksoi: “Ky rezultat i jashtëzakonshëm dhe rritja jonë ekonomike, siç e trajtuam me tabela dhe duke e transmetuar drejtpërdrejt në media, na jep mundësinë të kryejmë investimet e duhura në transferime lojtarësh, që të kemi një ekip konkurrues. Tani mund të bëjmë investimet e duhura. Kemi mundësinë të konkurrojmë në elitën e futbollit Botëror”.
Përfitimet e klubit janë rritur në masën 22% nga 66.2 milionë të sezonit të vjetshëm në rreth 140 milionë euro, edhe pse vitin e kaluar skuadra shkoi deri në çerekfinale, duke u mposhtur nga Reali i Madridit.
Top Channel