Shumë lojtarë të rinj janë cilësuar si pasardhës të yllit argjentinas, Lionel Messi, por më pas kanë mbetur pas gjatë “rrugës”.
Tashmë fjala është për argjentinasin, Agustin Buteler. Ai është vetëm 8 dhe që tani ai është një fenomen, por si fillim në “Youtube”, ndërsa në të ardhmen ai mund të arrijë edhe famën e lojtarit të Barcelonës.
Videot ku 8 vjeçari, i cili jeton në Kordoba të Argjentinës dhe luan për Colegio Santo Tomas, tregon talentin e tij të jashtëzakonshëm kanë me mijëra shikime.
Aktualisht talenti i tij nuk vihet në diskutim, është nga Argjentina, madje godet edhe me këmbën e majtë, por ashtu si ylli i Barcelonës, por për të arritur te Messi sigurisht që për Agustin Buteler rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë.
Top Channel