“Vajza më e bukur në botë” është rritur
24/11/2017 10:20
Në moshën 6-vjeçare, një imazh i saj u përhap me shpejtësi dhe ajo u pagëzua si “vajza më e bukur në botë”.
Por, që prej asaj kohe kanë kaluar 10 vite tashmë dhe Thylane Blondeau është rritur. 16-vjeçarja po shijon sukseset e njëpasnjëshme në botën e modelingut dhe në Kaliforni u fotografua duke shëtitur mbi një biçikletë.
Francezja shihet si një ndër modelet më premtuese për vitet në vazhdim dhe jo më kot ajo vazhdon të ruajë atë bukurinë me të cilën u bë e famshme.
Top Channel