Nis operacioni kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë”

24/11/2017 14:43

Operacioni kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë” nisi ditën e premte në çdo qytet, lagje dhe shkollë ku të rinjtë janë mobilizuar për të pasur një shqipëri më të pastër.

“Së bashku me 160 mijë vullnetarë ne po punojmë në gjithë shqipërinë duke iu bërë thirrje që sot është një ditë e madhe, një ditë që duhet të na bashkohen sa më shumë të rinj që bashkë me pushtetin lokal ne të vazhdojmë të punojmë jo vetëm ditën e sotme por gjatë gjithë operacionit 6 mujor”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Aksioni kombëtar i pastrimit nisi në Qesarakë të Tiranës dhe do të përfundojë në qershor të vitit 2018 edhe për një qëllim të dytë

“Që turizmi vitin tjetër ta gjejë vendin tonë të pastër dhe me shumë operacione që bëjnë të mundur që në shqipëri të mos përsëriten të tilla ndotje”, deklaroi Klosi.

Operacionit kundër ndotjes në mjedis i është bashkuar për herë të parë edhe Kosova

“Shqipëria dhe Kosova kanë bukuritë natyrore që meritojnë të mirëmbahen. kjo është një inciativë e parë e imja në një projekt të përbashkët kosovë shqipëri. i bëj thirrje qytetarëve të kosovës dhe të shqipërisë që të bashkohemi dhe të pastrojmë vendin tonë”, u shpreh Albena Reshitaj, Ministrja e Mjedisit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA