Ato do të provohen që në garën e fundit të këtij botërori të Formulës 1, në Abu Dhabi, por janë fare thjesht risia që do të shohim edhe në sezonin e ardhshëm të 2018-s nga kompania e furnizimit të gomave, Pirelli, për skuderitë e F1-shit.
Kompania lançon kështu gomat edhe me gjyrë rozë dhe portokalli, të cilat mund të interpretohen si hiper të buta dhe super të forta respektivisht.
Nga 5 goma që kemi parë këtë sezon, në botërorin e 2018-s do të jenë 7 tipe gomash, që të gjitha me një fare doze më të butë sesa këtë vit, duke i kthyer ato në gomat më të shpejta në historinë e Formulës 1.
Produkti i parë i ri është ajo lloj gome që është edhe më e butë sesa “ultrasoft”, e që do të quhen “hypersoft”, duke mbajtur ngjyrën rozë. Këto do të jenë gomat më të buta të prodhuara ndonjëherë nga Pirelli, e do të jenë të përshtatshme për pistat tepër të vështira, si Monako.
Një risi për 2018-n është edhe ngjyra blu e akullt, pjesë e gomave të forta. Kjo bën që ngjyra portokalli të spostohet te një lloj i ri gomash super të forta, duke e kthyer këtë të fundit në zgjedhjen më të vështirë të mundshme në gamën e gjerë të Pirellit.
“Kemi kuptuar se, bazuar mbi disa rrethana unike të këtij viti, disa prej gomave të vitit 2017 ishin ndoshta më konservatore se ç’duhej”, tha kreu i Pirellit, Mario Isola. “Gomat që kemi krijuar për vitin 2018 adresojnë pikërisht këtë problem, e sigurisht janë në linjë me objektivin që të kemi rreth 2 ndalesa në bokse në shumicën e garave”, shtoi më tej ai.
Top Channel