Debati i politikës, “hashashi”, “Habilajt” dhe akuzat për lobimin e PD

24/11/2017 19:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti këtë të premte se aksioni për kapjen e kokave të policisë është dekonspiruar.

Sipas Bashës, Edi Rama nuk mund të lejonte arrestimin e njerëzve që mund të luanin rol në inkriminimin e atij vetë.

“Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve në inkriminimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit, të ministrit të Brendshëm dhe të vetë Edi Ramës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksionuar si një organizatë kriminale me një kupolë kriminale në krye”, tha Basha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Vettingu duhet te përfshijë jo vetëm Policinë, por edhe Ministrinë e Brendshme.

Ministria e Brendshme, sipas Bashës, ka nevojë për spastrim, kurse qeveria duhet dekriminalizuar. Për herë të parë Basha iu përgjigj edhe akuzave që i bëjnë socialistët për 1 mln dollarë të padeklaruar të përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

“Është një shashkë e bazuar në mashtrime, e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie”, u shpreh kreu i PD.

Por Partia Socialistë nuk u mjaftua me këtë shpjegim.

“Këta që flasin për ditë për para të pista, për vota të blera, ku i kanë gjetur 1 mln dollarë? Pse PD ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të kësaj partie”, u shpreh Gjylameti.

Në lojën e akuzave dhe kundër-akuzave u përfshi edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin opozita thotë se është përgjuar nga partneret në biseda me elementë të krimit. Zoti Dako hodhi poshtë forcë akuzat, duke i quajtur shpifje të opozitës.

“Nuk i marr në konsideratë. Janë thjesht thashethemnaja, për të baltosur Durrësin sepse kanë mbetur mjeranë me 4 deputetë dhe kjo i shqetëson shumë”, tha Dako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA