Universiteti i Tiranës u shpreh qartë se, nëse objeksionet e tij kundër vlerësimit të dobët nga Agjencia britanike e Akreditimit nuk do të merreshin parasysh, do t’i drejtoheshin Gjykatës Administrative. Por kjo nuk ndodhi.

Pse ndryshoi qëndrim Universiteti i Tiranës? Pse nuk e apeloi rezultatin e britanikëve, siç edhe deklaroi?

“Senati vendosi që ta merrte vet drejtimin për t’i dhënë një lloj qetësie edhe institucionit, edhe opinionit publik, që ne jemi të përgjegjshëm, që rekomandimet janë të lehta dhe që ne mund t’i përballojmë”, tha Çlirim Duro, drejtor i Kurrikulave në UT.

Puna për përmbushjen e kritereve, të vlerësuara si të dobëta, ka nisur më 20 nëntor, kur Senati miratoi planin e veprimit, ndërsa ekspertët janë të bindur se do të tejkalojnë gushtin e 2018-s, afatin e fundit të lënë në dispozicion nga Agjencia britanike e Akreditimit.

“Rekomandimi nr. 1 është që Universiteti duhet të përmirësojë statutin. Ky është i tejkaluar, sepse ne kemi bërë gati një draft të ri. Raporti vjetor i 2016-s besoj që në tremujorin e parë të 2018-s do të jetë gati nga ne”, tha më tej Çlirim Duro.

Por Rektorati ka një tjetër pretendim për sistemin antiplagjiaturë, që sipas tij është jo vetëm dobësi e Universitetit të Tiranës, por e të gjithë sistemit.

“Sistemi i plagjiaturës në Shqipëri duhet të njihet si një sistem i organizuar, i centralizuar te Ministria e Arsimit, ku të gjithë ne të hedhim të dhënat për masterat, doktoraturat. Ka sisteme plagjiature në Perëndim, ku bën pagesën dhe merr shërbimin”, deklaroi Çlirim Duro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA