PS akuzon PD për kontratën 1 mln dollarë: Lobim me para të dyshimta

23/11/2017 16:05

Partia Socialiste ka akuzuar sot Partine Demokratike për lobime ndërkombëtare me para të dyshimta.

Akuza është bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Shpenzimet e Partisë Demokratike, nën përgjegjësinë e Lulzim Bashës, për lobistët në Uashington për periudhën mars-qershor 2017 kapin vlerën e plotë 825 mijë dollarë, shumë herë më e lartë se sa të gjitha të ardhurat totale që PD ka deklaruar në KQZ. Me qëllim është fshur pagesa prej mëse 1 mln dollarësh në totalin e të gjithë këtyre shifrave. Shpenzimet e PD për fushatën zgjedhore të 25 qershorit raportohen vetëm 500 mijë dollarë. Këto shpenzime janë mesatarisht dy herë më pak se vetëm këto pagesa të fshehura nga PD të kryera përmes një kompanie ‘offshore’ në transferta te disa kompani lobinku në SHBA. Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? Prokuroria nuk duhet të vonohet e të fillojë menjëherë hetimin”, u shpreh Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA