Rritje pagash për punonjësit e zjarrfikëses së Tiranës, është propozimi i kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak.
“Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori”, thuhet në propozimin e Veliajt.
Propozimi parashikon që shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.
Si dhe, shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.
Aplikimi i pagave të reja për këto kategori propozohet të fillojë nga data 1 Mars 2017 dhe efektet financiare të rritjes së pagave do të përballohen nga buxheti i MZSH-së për vitin 2017.
Pra, të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti.
Top Channel