Indianët reaguan shumë ashpër, pasi ministri i Shëndetësisë në shtetit Assam tha se, kanceri është drejtësi hyjnore dhe shkaktohet nga mëkatet e shkuara të personit.
Himanta Biswa Sarma deklaroi se njerëzit mund të sëmuren me kancer, por edhe sëmundje të tjera, për shkak të mëkateve të prindërve të tyre.
Shumë njerëz në Indi thanë se janë trishtuar nga fjalët e ministrit, një papërgjegjshmëri që ka lënduar rëndë pacientët me tumor dhe të afërmit e tyre.
Partitë opozitare në Indi shfrytëzuan rastin për të sulmuar ministrin dhe thanë se ai duhet të kërkojë falje publike, e nëse nuk e bën të shkarkohet.
Sipas opozitës, është e qartë se komentet e gabuara në çdo pikëpamje të ministrit u bënë për të mbuluar dështimin e tij në drejtimin e Shëndetësisë për shtetin indian Assam.
Ministri Sarma tha gjatë fjalimit të tij se, Zoti i bën njerëzit të vuajnë kur mëkatojnë dhe se kanceri apo edhe aksidentet rrugore janë drejtësi hyjnore. I përballur me reagimin publik, ministri, i cili i përket partisë qeverisëse “BJP” të kryeministri Narendra Modi, jo vetëm që nuk kërkoi falje, por e acaroi edhe më shumë publikun.
Në një postim në “Twitter”, ministri tha se në fjalim këshilloi njerëzi të punojnë me sinqeritet, pasi karma nuk fal askënd.
Top Channel