John F. Kennedyn “e vrau” dhimbja e shpinës

23/11/2017 13:04

Çdo nëntor, Amerika kujton fundin e Kamelotit, një kohë e ndritur nën udhëheqjen e John F. Kennedy, presidenti më i ri i vendit, jeta e të cilit u ndërpre nga plumbi i dytë i Lee Harvey Oswald, që e preku atë në tru.

Ndërsa teoricienët konspiracionistë debatojnë se kush e tërhoqi këmbëzën, ka edhe një fajtor tjetër që shpesh nuk përmendet.

Lufta e hershme e Kennedyt me dhimbjen e shpinës. Ai e kishte zakon të mbante një brez të ngushtë, që edhe e ka penguar atë të ulej nën sediljet e makinës, pas plumbit të parë të vrasësit që e goditi në qafë, duke e ekspozuar atë ndaj plumbit të dytë fatal.

“Brezi ishte i shtrënguar, një lloj korseje përreth mesit, që ngrihej deri në gjoks”, shpjegon një neurokirurg që ka asistuar në operacionet e dështuara, që kishin si qëllim t’ia lehtësonin dhimbjen e shpinës Kennedyt.

E sipas tij, pikërisht ky brez e ka penguar atë të ulet. Në moshën 2-vjeçare, Kennedy kishte kaluar një temperaturë të fortë dhe vitet e tij të adoleshencës i ka kaluar duke hyrë dhe dalë nga spitalet me dhimbje barku, simptoma gripi dhe humbje ekstreme peshe.

Mjekët madje kishin dyshuar edhe se mund të kishte leucemi. Por pas shumë diagnostikimeve, mjekët dolën në përfundimin se ai kishte kolit. Edhe vitet e tij në universitet ishin pak a shumë të njëjta dhe atje iu shfaq edhe dhimbja kronike e shpinës, të cilës me kalimin e viteve mjekët nuk mundën t’i gjenin shërim, pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve të shumta.

E duket se, përtej Lee Harvey Oswald, dhimbja e shpinës “më në fund e vrau atë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA