Inter kërkon 30 milionë euro për Joao Marion

23/11/2017 01:16

Portugezi Joao Mario po luan sezonin e tij të dytë te Interi, por ende nuk ka arritur të bindë zikaltrit, që t’i besojnë një fanellë titullari.

Qëndrimi i shpeshtë në stol ka bërë që portugezi të shfaqë hapur pakënaqësinë në lidhje me situatën, teksa nga grumbullimi me kombëtaren u shpreh se do të vlerësojë mundësinë e largimit në muajin janar.

Këto deklarata duket se nuk u pritën aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Sipas raportimeve të medieve italiane, pasi kanë marrë edhe mendimin e Spallettit, drejtuesit e Interit kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.

Kështu, klubet e interesuara për shërbimet e tij, do të duhet të arkëtojnë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Milanos, ndërsa vetë zikaltrit shpenzuan 43 milionë, për të marrë Joao Marion nga Sportingu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA