Mësim pa kaldajë, hapet gjimnazi ku u asfiksuan nxënësit

22/11/2017 19:49

Gati një javë pas intoksikimit të 80 nxënësve Shkolla e Mesme e Shupenzës do të hapë dyert nesër, por defekti në kaldajë ende nuk është rregulluar.

Ishte një keqfunksionim në sistemin e ngrohjes që shkaktoi çlirimin e monoksidit të karbonit nëpër klasa të premten e kaluar.

Drejtori vendor i Shëndetit Publik konfirmon se shkolla do hapet nesër, por kaldaja nuk do të ndizet.

“Mësimi do të vazhdojë, me kushtin që kaldaja të mos jetë e ndezur. Ky vendim merret me disa masa shtesë që do të ndiqen në vijimësisë, për të bërë të mundur vijimin e shkollës edhe me kaldaja të ndezura”, u shpreh Flamur Meta, Drejtori i Shëndetit Publik, Bulqizë.

Pa ngrohje, nxënësve u duhet të kthehen në një shkollë me klasa të ftohta dhe të bëjnë mësim në temperatura nën zero gradë celsius. Burime i thanë Top Channel se mjediset e brendshme të shkollës ende nuk janë pastruar plotësisht nga prania e gazit toksik, i cili mbetet atje edhe pse në nivele të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA