Inter kërkon 30 mln euro për Joao Mario

22/11/2017 18:38

Interi e mori si investimin më të rëndësishëm të një viti më parë, por tani ai nuk po gjen më hapësirë në formacionin e trajnerit Spalleti dhe në këto kushte merkato është e vetmja zgjidhje. Për të mos humbur botërorin, madje mund të largohet që në janar.

Joao Mario nuk është aspak i kënaqur me minutat që i ka dhënë trajneri Luaciano Spalletti gjatë 13 javëve të kampionatit dhe me shumë mundësi do të kërkojë që të largohet nga Inter.

Sipas mediave italiane, ish-mesfushori i Sporting është vënë në shënjestër nga PSG dhe Inter është gati ta lëshojë për vlerën e 30 milionë eurove.

Inter ndërkohë mund të pranojë një shkëmbim të mundshëm me Pastore, shumë i kërkuar nga Spalletti, ose ndoshta edhe me brazilianin Lucas, një sulmues që mund të luajë në disa pozicione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA