Në krahinën e Zagorisë, një njësi administrative malore nën varësinë e bashkisë së Libohovës janë regjistruar dëmtime të mëdha në pyje, që specialistët i vlerësojnë si masakra mjedisore.

Sipas banorëve të Zagorisë vitin e kaluar bashkia e Libohovës lejoi shkeljen e një kontrate nga një kompani lokale e kontraktuar prej saj. Kompania ndryshoi në mënyrë të paligjshme parcelën e përcaktuar për prerje duke shkatërruar kështu një pyll të ri. Ata kërkojnë vlerësimin e dëmeve para se të lidhet një kontratë e re për prerjen e pyllit mbi fshatin Topovë.

“U prenë në kundërshtim me ligjet, ato u prenë në mënyrë totale, rrafsh, pa bërë dallime ato që u caktuan nga specialistët e pyjeve”, thotë Kristaq Muçi, përfaqësues i banorëve.

Vetë kryetarja e bashkisë Luiza Mandi pranon prerjet masive në pyjet e Zagorisë por sipas saj dëmet nuk janë shkaktuar nga kompania e kontraktuar prej bashkisë por nga individë privatë që nuk kanë arritur të identifikohen dot prej tyre e për pasojë mungojnë edhe paditë penale.

“Ne kemi kontaktuar një firmë që është përcaktuar me tenderim, po kështu është tenderuar për furnizimin me dru të zjarrit”, thotë kryetarja e bashkisë Luiza Mandi.

Prerja e pyllit i përcaktuar si shkozë dhe qarr filloi në Nëntor 2016 dhe përfundoi në fund Prill 2017. Banorët e Zagorisë pretendojnë se sasi të mëdha druri kanë shkuar për tregëti në qytetin e Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA