Atletico, Griezmann: I lumtur këtu, por nuk përjashtoj asgjë

22/11/2017 11:47

Koha e “deklaratave të dashurisë” ka ikur! Pas Paulo Dybala, i cili deklaronte pak ditë më parë se nuk mund të premtonte qëndrimin e “përjetshëm” të Juventusi, edhe Antoine Griezmann vendos të mbajë hapur dyert për çdo rast.

“Jam i lumtur tek Atletico Madrid, por nuk mund të përjashtoj asgjë mbi të ardhmen time”, ka shkruar sumuesi francez në biografinë e tij. Lojtari ka një klauzolë aktuale prej 200 milionë eurosh, por në vitin 2018 mund të ulet ndoshta në 100 milionë.

Talenti francez mban veshur fanellën e “Los Colchoneros” që nga viti 2014, kur mbërriti në Madrid nga Real Sociedadi. E pikërisht tek Atletico bëri realitet atë që konsiderohet si hapi më madhor në karrierën e tij, të paktën deri tani.

Griezmann nuk e ka mohuar kurrë lidhjen e fortë me klubin e dytë madrilen, që e bëri të njohur në futbollin ndërkombëtar, e në disa raste ka thënë se nuk dëshiron të largohet.

Por tani, sulmuesi francez duket se dëshiron të mbajë sy e veshë ndaj çdo të interesuari për shërbimet e tij. Mbi të gjitha për Barcelonën, që në verën e kaluar tentoi ta rrëmbente sulmuesin e lindur në vitin 1991.

Edhe pse klauzola aktuale është 200 milionë euro, pas asaj që pamë me Neymarin gjatë verës, duket se edhe këto shifra stratosferike nuk mund të përbëjnë më një pengesë për cilindo ekip të madh që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer një futbollist të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA