UEFA nuk bindet nga plani i Milanit? Asnjë komunikim zyrtar

21/11/2017 12:29

UEFA ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e klubit të Milanit për një marrëveshje vullnetare? Dyshime të tilla ka ngritur sot e përditshmja spanjolle “Marca”, por njoftimeve të saj u janë kundërpërgjigjur mediet më të afërta me klubin kuqezi.

Sipas “MilanNews.it”, nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar për Milanin, as pozitiv dhe as negativ.

Pozicioni i klubit kuqezi nga rruga “Aldo Rossi” është po i njëjti, ai që është shprehur nga administratori i deleguar Marco Fassone, para pak ditësh përmes rrjetit social “Facebook”.

“Sapo kam dalë nga një takim me nota të buta optimizmi. Kemi bërë një punë të madhe, me një dosje vërtet të plotë dhe absolutisht transparente. Shpresoj që të vlerësohet në mënyrë të detajuar dhe të mos ndalen vetëm te fakti që jemi Milani, një ekip i madh europian. Skenari më i keq i mundshëm? Pikërisht ai që UEFA të mos bindet për planin tonë dhe të shoqërisë sonë, duke e shtyrë për në pranverë diskutimin për një marrëveshje normale”, thoshte Fassone më 16 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA