“Dhuro një pemë, 2017”, nisma e bashkisë së Tiranës rikthehet për të nxitur qytetarët të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

“Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Twitter.

Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga APR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA